Sytë e të gjithë botës janë drejtuar tashmë nga Katari, ku po mbahet edhe botërori i këtij viti Qatar ‘22.

Megjithatë një lajm shqetësues ka ardhur nga shërbimet e inteligjencës izraelite, të cilat kanë paralajmëruar se Irani po konsideron një sulm në Kupën e Botës.

Shefi i inteligjencës izraelite ka bërë me dije se një sulm i tillë ka për qëllim largimin e vëmendjes nga protestat që kanë kapluar vendin si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 350 persona.

Paralajmërimi i Gjeneralmajor Aharon Haliva vjen ndërsa protestat e përhapura vazhdojnë të tronditin Republikën Islamike pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë morale të Iranit më 16 shtator.

Capture
Capture

22-vjeçarja vdiq tre ditë pas arrestimit të saj në Teheran për shkeljen e dyshuar të kodit islam të veshjes për gratë.

Kreu i Shërbimit informativ të Izraelit, paralajmëroi se Teherani mund të nisë një sulm ndaj turneut të futbollit në Katar për të krijuar destabilitet në rajon.

“Po ju them se iranianët tani po mendojnë të sulmojnë edhe Kupën e Botës në Katar. Irani po kërkon të krijojë destabilitet. Në një kohë kur bota rreth tij është e qëndrueshme dhe lulëzon, kjo është e kundërta e asaj që po ndodh brenda Iranit. Kupa e Botës ka të ngjarë të jetë një nga ato ngjarje në të cilat përpiqet të shkaktojë destabilitet”, tha Haliva.

Ai shtoi se ka një shqetësim të bazuar brenda Iranit se trazirat ‘rrezikojnë’ regjimin.

“Në këtë fazë, unë nuk shoh një rrezik për regjimin, por ndërsa presioni mbi Iranin rritet, duke përfshirë presionin e brendshëm, përgjigja iraniane është shumë më agresive, kështu që ne duhet të presim përgjigje shumë më agresive në rajon dhe në botë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb