Rojet detare iraniane kanë kapur një anije të huaj që përpiqej të kontrabandonte karburant nga Irani, njoftoi të mërkurën TV shtetëror iranian, duke cituar një gjykatës provincial.

“Më shumë se 550,000 litra karburant kontrabandë u kapën dhe 7 anëtarë të ekuipazhit të saj u arrestuan”, citohet të ketë thënë shefi i drejtësisë së provincës Hormozgan, Mojtaba Qahremani.

Anija është ankoruar në portin e Hormozganit për procedurat ligjore dhe hetimet e nevojshme, theksoi ai.

Nuk u dhanë detaje në lidhje me kombësinë e anijes dhe të arrestuarve, apo datën e sekuestrimit.

Mediat lokale raportuan se Irani ka kapur disa anije për kontrabandë karburanti në ujërat jugore të Iranit dhe ka arrestuar disa iranianë dhe të huaj në operacione të veçanta që nga prilli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb