Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki tha se këtë muaj do të fillojë marrja e vaksinave kundër COVID-19 nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneca përmes Programit Global të Shpërndarjes së Vaksinave COVAX e koordinuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Namaki gjatë një konference për media në kryeqytetin Teheran njoftoi në lidhje me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Ministri Namaki, duke mos dhënë datë të caktuar tha se përmes COVAX këtë muaj do të dorëzohen 4.2 milionë doza të vaksinës të porositura nga kompania britaniko-suedeze AstraZeneca.

Ai tha se me iniciativën e presidentit Hassan Rouhani, Bankën Qendrore, Ministrinë e Transportit dhe Rrugëve shpresojnë që të fillojnë vaksinimin më 21 shkurt duke marrë parasysh përparësitë gjatë vaksinimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb