Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e ndodhur me helikopterin me të cilin po udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi.

Mësohet se kanë qenë kushtet e këqija të motit dhe mjegulla e dendur ato që kanë çuar në përplasjen e mundshme të helikopterit.

Në terren janë 40 ekipe shpëtimi, por se asnjë prej tyre nuk ka mundur të shkojë në zonën ku mendohet se është përplasur aksidenti, si pasojë e kushteve jo të favorshme të motit.

Në bordin e helikopterit ndodheshin, Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian, guvernatori i Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati dhe Ayatollah Mohammad Ali Ale-Hashem, përfaqësues i liderit suprem iranian në Azerbajxhanin Lindor.

Qytetarët në qytetin iranian të Mashhadit janë mbledhur për t’u lutur për Presidentin Ebrahim Raisi, ndërsa vendi mban frymën nën frikën nëse presidenti dhe ata që udhëtonin me të do të gjenden.

Raisi shihet si Lideri Suprem i mundshëm i ardhshëm

Politikani konservator ishte një “peshë e rëndë” në politikën iraniane, sipas Mahjoob Zweiri, një profesor në Universitetin e Katarit.

Ai shtoi se Raisi mendohet si pasardhës i mundshëm i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb