Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki tha se është dhënë leja për përdorimin emergjent të vaksinës vendase kundër koronavirusit të ri (COVID-19), COVIRAN Bereket.

Gjatë ceremonisë së nisjes së disa projekteve shëndetësore në qytetin Arak, ministri Namaki njoftoi rreth detajeve të fundit në lidhje me aktivitetet për zhvillimin e vaksinave iraniane.

Me atë rast, ai tha se ishte dhënë një leje për përdorimin urgjent të vaksinës vendase COVIRAN Bereket dhe se vaksina e dytë iraniane Pastor pritej të aprovohej javën e ardhshme, duke shtuar se e njëjta do të bëhet edhe me vaksinat Razi Cov Pars dhe Fahra.

Në Iran, testimi i parë i vaksinës COVIRAN Bereket tek njerëzit u krye më 29 dhjetor 2020 ndërsa më parë ishte raportuar që ishin arritur rezultate të mira. Vullnetarja e parë për vaksinën ishte Tayyibe Muhbir, vajza e kreut të Këshillit Shkencor, Muhammed Muhbir.

Testimi i parë njerëzor i vaksinës së dytë iraniane, Razi Cov Pars, u krye më 28 shkurt, ndërsa në fazën e parë, 133 vullnetarë morën një dozë të vaksinës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb