Irani ka mjaftueshëm uranium për të ndërtuar “disa” armë bërthamore, ka paralajmëruar OKB.

Kjo nismë e mundshme është duke u ndaluar diplomatikisht nga vendet e Perëndimit, pasi Teherani ka furnizuar me armë Rusinë për të vazhduar ofensivën e saj ndaj Ukrainës.

Paralajmërimi nga Rafael Mariano Grossi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tregon se sa të larta janë bërë aksionet mbi programin bërthamor të Iranit.

Edhe në kulmin e tensioneve të mëparshme midis Perëndimit dhe Iranit përpara marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Terhani kurrë kishte në zotërim kaq uranium sa tani.

Për muaj të tërë, ekspertët kanë sugjeruar se Irani ka uranium të mjaftueshëm, të pasuruar deri në 60%, për të ndërtuar të paktën një armë bërthamore, megjithëse Teherani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore.

Grossi në një deklaratë për shtyp u shpreh se “duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm” në përshkrimin e programit të Iranit, duke pranuar hapur se sa është rritur sasia e uraniumit në Terhan.

“Një gjë është e vërtetë, ata kanë grumbulluar mjaftueshëm materiale bërthamore për disa armë bërthamore, jo një në këtë pikë. Ata kanë 70 kilogramë uranium të pasuruar me 60%,” tha Grossi.

Misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigj kërkesës për koment dhe autoritetet në Teheran nuk i pranuan drejtpërdrejt ato. Diplomatët iranianë për vite me radhë i kanë vënë në dukje predikimet e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei si një dekret fetar, se Irani nuk do të krijonte një bombë atomike.

Megjithatë, në muajt e fundit, zyrtarët iranianë kanë filluar të flasin hapur për perspektivën e ndërtimit të armëve bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb