Irani ka ndaluar gazetën “Johanesanat” të transmetojë pasi publikoi një intervistë me pretendime se koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran ka filluar një muaj para se të njoftohet dhe se qeveria i fsheh shifrat reale.

Sipas lajmit të “Donyae eqtesad”, Bordi i Inspektimit të Shtypit i ka vendosur ndalesë transmetimi gazetës “Johanesanat” për shkak të intervistës me Mohammad Reza Mahboubfar, një anëtari nga task-forca e Iranit kundër COVID-19, me titullin “Nuk u besohet statistikave të qeverisë”.

Nuk u njoftua se sa do të zgjasë ndalesa.

Në intervistën e publikuar dje, Mahboubfar kishte pretenduar se shifrat e raportuara të virusit nga autoritetet iraniane janë një e njëzeta e numrave të vërtetë.

Irani po mundohet të frenojë pandeminë që nga muaji shkurt kur rastet e para u konfirmuan në qytetin Qom.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit, deri më tani janë raportuar 326.712 raste dhe 18.427 vdekje.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb