Irani në një deklaratë të shpërndarë në median shtetërore raporton se raketat e lëshuara orët e fundit kanë goditur vende të ndryshme në të gjithë territorin izraeli, përfshirë qendrën logjistike në Aman, pjesë e kompleksit të inteligjencës ushtarake izraelite në Glilot.

Sipas Iranit, ushtria izraelite është përpjekur të minimizojë rëndësinë e sulmeve duke theksuar dëmet në një parking autobusësh aty pranë. Megjithatë, pretendon Teherani, raportet tregojnë se sulmet me raketa kanë synuar drejtpërdrejt vende strategjike, duke përfshirë objektin logjistik Aman dhe selinë e Mossad në Herzliya.

Media iraniane “Tehran Times” raporton se imazhet që qarkulluan për pak kohë në mediat në gjuhën hebraike—para se të hiqeshin me shpejtësi—tregojnë se vendi i goditjes i përkiste inteligjencës ushtarake të Izraelit. “Pamjet konfirmojnë se një objekt sigurie shumë i rwndwsishwm u godit drejtpërdrejt”, pretendon media iraniane.

Po ashtu Irani thotw se sipas burimeve mediatike hebraike, ekziston një mundësi e fortë që vendet sekrete rezervë të lidhura me Njësinë 8200 të Izraelit – një divizion elitar i mbikëqyrjes elektronike dhe inteligjencës – të jenë shkatërruar plotësisht në Herzliya.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb