Po të hapësh llogaritë e tyre të Instagramit, nuk do të gabonit nëse fillimisht do mendonit se Fëmijët e Pasur të Teheranit jetojnë në Beverly Hills.Megjithatë, e besoni apo jo adoleshentët e pasur që shihen në foto vetëm në pishina private në festa madhështore në fakt janë nga Irani.

Llogaria e tyre ka fituar vëmendje mbarë botërore pas  shfaqjes së mënyrës së jetës për disa brenda Republikës Islamike të Iranit. Faqja, e cila ka më shumë se 114 mijë ndjekës, e përshkruan veten si “Ana e mirë e Iranit të cilën ata nuk duan që ju ta shihni”.

Në foto duken vajza të reja të bukura me bikini që festojnë në pishina, ndërkohë që të tjerë pozojnë në rezidencat e tyre multimilionere.Llogaria e Instagramit  u inspirua nga e njohura Rich Kids of Instagram që tregon jetën luksoze të të rinjve të pasur nga Europa dhe SHBA-ja

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: