Irani ka vendosur ti kundërpërgjigjet sanksioneve të Britanisë dhe BE, duke u zotuar se do të synojë individët dhe subjektet Perëndimorë që “shkelin të drejtat e njeriut”.

Teherani ka deklaruar se ka “dënuar fuqishëm” sanksionet e reja të vendosura nga Brukseli dhe Londra, si përgjigje e shtypjes së dhunshme të regjimit ndaj protestuesve, teksa ka paralajmëruar për masa hakmarrëse në vazhdim.

“Republika Islamike së shpejti do të shpallë një listë të sanksioneve të reja kundër shkelësve të të drejtave të njeriut në BE dhe Britani. Veprimi i Bashkimit Evropian dhe regjimit britanik është një shenjë e paaftësisë së tyre mendore për të kuptuar siç duhet realitetet e Iranit. Ata janë kundër autoriteteve të Republikës Islamike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani.

Gjatë një takimi në Bruksel, BE vendosi sanksione ndaj më shumë se 35 zyrtarëve dhe organizatave iraniane, duke i fajësuar për “brutalitet” dhe abuzime të të drejtave të njeriut.

Edhe SHBA me Britaninë kanë lëshuar sanksione të reja kundër Iranit, duke reflektuar një përkeqësim të marrëdhënieve tashmë të tmerrshme të Perëndimit me Teheranin.

Kujtojmë që, tensionet midis Londrës dhe Teheranit u rritën javën e kaluar pas ekzekutimit të shtetasit iranio-britanik Alireza Akbari në Iran për “spiunazh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: