Pas katër vitesh së bashku, lidhja e modeles Irina Shayk me aktorit Bradley Cooper nuk arriti të funksiononte më gjatë.

Cifti që janë prindër të një vajze, vendosën t’i japin fund lidhjes mes tyre 7 muaj më parë dhe nuk ishin parë asnjëherë në të njëjtin ambient, deri mbrëmjen e kaluar.

Irina dhe Bradley morën pjesë në festën pas ndarjes së çmimeve “Bafta” dhe me siguri prezenca e tyre në të njëjtin ambient duhet të kenë qenë një situatë e sikletshme për të dy ish-partnerët.

Bradley u shfaq shumë elegant, i veshur me një kostum të zi, xhaketë të bardhë dhe një papion.

Gjithashtu Irina shkëlqeu e veshur me një fustan rrjete në ngjyrë mishi, të zbukuruar me disa gurë vezullues, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një varëse dhe një palë vathë diamanti.

Modelja dhe aktori nuk u fotografuan së bashku dhe nuk u panë në asnjë moment të përshëndeteshin me njëri-tjetrin.

Për herë të parë për ndarjen nga Cooper, Irina foli në numrin e ri të “Vouge” britanik vetëm pak ditë më parë.

Ajo u shpreh se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: