BRITANI E MADHE

Shtatë muaj pas ndarjes nga Bradley Cooper, Irina Shayk ka thyer heshtjen. Supermodelja ruse ka folur për herë të parë për përfundimin e marrëdhënies me ish-partnerin. Në një intervistë për “British Vogue” 34-vjecarja flet për jetën e saj si beqare.

“Është shumë e vështirë të gjesh ekuilibrin mes të qenit nënë beqare dhe të jesh një grua që punon. Ka disa ditë kur zgjohem dhe i them vetes Oh Zot nuk di çfarë të bëj, jam bërë copa”- ka thënë në intervistë modelja e njohur. Irina nuk mohon historinë me Bradley Cooper, me të cilën ka qenë e lidhur për 4 vjet e gjysmë.

“Mendoj se kemi qenë shumë me fat që e përjetuam atë që ndodhi mes nesh. Tani jeta pa Bradley është një terren i ri”- vijon më tej intervistën Shayk. Por ajo që do t’i bashkojë gjithmonë është vajza e tyre, 2 vjeçe, Lea De Seine.

Në muajin qershor të vitit të kaluar ishte revista ishte revista “People”, e cila zbuloi fundin e marrëdhënies së Bradley Cooper me Irina Shayk. Pas ndarjes asnjëri prej tyre nuk foli në lidhje me ndarjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb