Irlanda ka përdorur traditën e saj poetike për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi i ri, duke gjetur në të fjalë shprese e ngushëllimi për zinë dhe ashpërsinë e izolimit.

“Poezia përshkon të gjithë shoqërinë irlandeze dhe ne e shikojmë atë në këto lloj periudhe,” tha poetja e AFP, Catherine Ann Cullen.

“Nëse e heqim qafe atë këtë dimër, verën do ta kalojmë kudo që të duam”, shkroi poeti Seamus Heaney, fitues i çmimit Nobel në letërsi, duke theksuar se shpërblimi vjen pas përpjekjeve.

Bilanci i pandemisë, me 1 571 vdekje sipas shifrave më të fundit zyrtare, është relativisht modest.

Megjithatë, kjo vjen edhe ngaqë vendi i ka ndaluar bizneset dhe heqja e kufizimeve do të zgjatet edhe me disa muaj, deri më 10 gusht, sipas planit të qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb