Qeveria britanike njoftoi sot planifikimin e fondeve për një sistem dixhital të ri të deklarimit tregtar midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me qëllimin për të ndihmuar bizneset të përballojnë rregulloret e ndryshme, kur BM të largohet nga BE.

“Shërbimi i Mbështetjes së Tregtisë (TSS) është pjesë e një pakete qeveritare me vlerë 650 milionë stërlina për Irlandën e Veriut”, tha kreu i kabinetit, Michael Gove, ministri i lartë i kryeministrit Boris Johnson për Brexit-in.

“Shërbimi ynë i ri falas për Mbështetjen e Tregtarit do të sigurojë mbështetje jetike dhe udhëzime për tregtarët”, shtoi ai.

Rreth gjysma e financimit është për shërbimin që synon të ndihmojë bizneset të sjellin mallra nga BM ose pjesa tjetër e botës, të ofrojë udhëzime, si edhe të merreshin me kërkesat e tyre për lëvizjen e mallrave në Irlandën e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb