Kryeministri irlandez, Micheal Martin paralajmëroi kundër një “spiraleje” dhune që kërcënon paqen në Irlandën e Veriut, pas dhjetë ditësh trazirash në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga Brexit.

“Ne kemi një detyrë, për brezin e marrëveshjes dhe për brezat e ardhshëm, që të mos hyjmë në një spirale që do të na kthente në epokën e errët të vrasjeve sektare dhe përçarjes politike”, paralajmëroi Martin në një deklaratë.

Dita e sotme shënon 23-vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Shenjtë 1998 që i dha fund tri dekada të përgjakshme midis Republikanëve, kryesisht katolikë në favor të ribashkimit me Irlandën dhe Unionistëve Protestantë, mbrojtës të zjarrtë të anëtarësimit në Britaninë e Madhe, ku mbetën të vrarë rreth 3 500 persona.

Prej disa ditësh, provinca britanike është tronditur nga një dhunë e padëshmuar prej disa vitesh, veçanërisht në zonat besnike me një shumicë protestante, ku pasojat e largimit nga BE kanë ushqyer një ndjenjë tradhtie dhe hidhërimi/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb