Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas Brexitit, në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandëz Simon Coveney.

Kufiri në mes të pjesës jugore nën Britani të madhe dhe pjesës tjetër të Irlandës do të jetë i vetmi kufi i Britanisë me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku.

Përderisa të dyja palët janë të vendosura të mbajnë kufirin hapur, gjetja e një zgjidhjeje alternative duket e pakuptueshme, shkruan rel.

Bashkimi Evropian dhe Irlanda insistojnë që tërheqja nga marrëveshja duhet të mbyllet me një pajtim që garanton se veriu i Irlandës do të funksionojë sipas rregullave të Bashkimit Evropian, në qoftë se ne të ardhmen ndonjë pakt i tregtisë nuk do të shfaq nevojën e rikonsiderimit të kufijve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb