Irlanda do të mbetet nën masa kufizuese për të paktën edhe 40 ditë të tjera, njoftoi kryeministri i Republikës, Micheal Martin duke konfirmuar në Parlamentin e Dublinit mbajtjen në nivelin maksimal të kufizimeve të vendosura në ishull rreth dy muaj më parë, si pasojë e varianteve kërcënuese, deri më 5 prill.

Pasi kishte regjistruar një prej niveleve më të ulëta në Europë të viktimave nga COVID-19 deri në fund të 2020, ndryshe nga fqinji britanik, Irlanda arriti rekorde botërore të numrit ditor të vdekjeve në raport me popullsinë, para se të fillonte marrjen nën kontroll të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb