Dhjetëra mijëra shtëpi në jug të ishullit të Irlandës kanë mbetur pa energji, ndërsa stuhia ”Eunice” vazhdon në mënyrë të pakontrollueshme.

Mbi 55 000 shtëpi, ferma dhe biznese kanë mbetur pa energji në ishull sot në mëngjes, ndërsa stuhia nisi nga lindja në të gjithë republikën.

Qarqet Cork, Kerry dhe jugu i vendit kanë mbajtur barrën e stuhisë së madhe deri më tani, që solli erëra të forta dhe borë në disa pjesë të ishullit.

Met Eireann, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar irlandez, tha se në Cork u regjistrua forca më e madhe e stuhisë me mbi 130 kilometra në orë.

Sot në mëngjes, pemët e rrëzuara dhe rrugët e bllokuara shkaktuan probleme të konsiderueshme në Cork, Kerry dhe disa qarqe të tjera.

Bordi i Furnizimit me Energji Elektrike (ESB) vlerësoi se ndërprerja e mëtejshme e furnizimit me energji elektrike mund të vazhdojë edhe në orët në vijim.

Shkollat dhe kolegjet në të gjithë Republikën e Irlandës do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura sot, pas këshillave të Departamentit të Arsimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: