Partia e kryeministrit irlandez Varadkar, Fine Gael votoi dje me shumicë në favor të hyrjes në qeveri me rivalen e saj kryesore, partinë Fianna Fail dhe Partinë e Gjelbër.

“Kam besim dhe shpresoj se edhe Fianna Fail dhe anëtarët e Partisë së Gjelbër, gjithashtu, do ta miratojnë marrëveshjen e votuar nga 80 anëtarë të partisë Fine Gael”, tha kryeministri.

Varadkar, i cili ka qenë në rolin e kujdestarit që prej zgjedhjeve të 8 shkurtit, ka vendosur t’ia dorëzojë zyrën e kryeministrit liderit të Fianna Fail-it, Micheal Martin, nëse marrëveshja miratohet.

Marrëveshja, e cila do t’i japë fundit ngërçit politik pas rezultateve jovendimtare të zgjedhjeve të shkurtit, kërkon ratifikim nga anëtarët e partive.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb