Në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Irlandë, tri parti politike zhvilluan një garë të barabartë për përbërjen e re të parlamentit me 160 vende.

Pas mbylljes së qendrave të votimit mbrëmë vonë, u publikuan sondazhet dalëse nga Ipsos MRBI.

Sipas këtyre sondazheve, partia në pushtet Fine Guar ka fituar 22,4 për qind të votave, ndërsa Sinn Fein është renditur në vendin e dytë me 22,23 për qind të votave. Krah për krah me këto dy parti është partia Failnna Fail, e cila ka marrë 22,22 për qind të votave.

Ndër partitë që mund të luanjnë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme janë të Gjelbrit që kanë marrë 7,9 për qind, Laburistët me 4,6 për qind dhe Social Demokratët me 3,4 për qind të votave.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme do të shpallen gjatë javës, ndërsa sondazhet tregojnë se qeveria e ardhshme e Irlandës do të jetë gjithashtu qeveri e koalicionit ose e pakicës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb