Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar artistja e madhe e skenës shqiptare, Irma Libohova. Këngëtarja aq e dashur për të gjithë u ul në poltronin e verdhë të programit dhe rrugëtoi nëpër kujtime sikurse të gjithë të ftuarit.

Teksa artistja nisi rrëfimin, u transmetuan momentet kur Aurela Gaçe e ftuar disa javë më parë në “Dola te Ola” zbuloi se ka qenë një fanse e madhe e Irmës, për të cilën tha se kishte një “dashuri të çmendur”.
“Është vlerësim për mua. S’ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh Irma pasi dëgjoi atë çka Aurela Gaçe kishte thënë për të.

Irma ka filluar të këndojë në moshë shumë të vogël, dhe tregoi se edhe pse në tërësi një fëmijë me komplekse, kur këndonte nuk kishte.

Artisja u bë shumë e njohur kur ishte një adoleshente me këngën “Gabimi i Mirelës”, një këngë e cila ende sot e kësaj dite vijon të pëlqehet shumë nga fëmijët.

Ajo zbuloi në program se personi që e ka shtyrë drejt artit ka qenë babai i saj. Artisja më tej shtoi se nga mamaja ka marrë zërin, ndërsa nga i ati veshin për muzikë.

Ndërkohë gjatë programit u shfaq edhe fotografia me mësuesen e saj, për të cilën ajo tha se përveç është personi që e ka mësuar për të kënduar, është edhe një njeri i përsosur. Irma improvizoi dhe përshëndeti në studio mësuesen me një këngë të mësuar nga ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: