Me një vlerë totale prej 30 milion euro, Marash Kumbulla u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptarë. Në Romë, sigurisht që ky detaj nuk ka rëndësi por Kumbulla do të kujtohet si blerja e parë e erës Friedkin. Mbrojtësi kuqezi u kërkua me insistim nga trajneri Fonsecka i cili në emergjencë totale në këtë repart bëri që drejtuesit e klubit të përshpejton afrimin e Kumbullës. Për ironi të fatit, Kumbulla pritet të debutoj me fanellën e Romës pikërisht kundër ish ekipit të tij, Verona.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas mediave italiane, Fonseca prite ta hedh Kumbullën në fushë si titullar në transfertën e “Bentegodi”. Trajneri i Romës nuk ka një qendërmbrojtës në dispozicion dhe pritet të mbështet tek blerja më e re. Edhe vetë futbollisti shqiptarë përpara si ti nënshtrohej testeve mjekësorë u shpreh se do të provoj të jetë në fushë kundër Verona, madje shpreson të shënoj gol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: