Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka cilësuar të turpshme veprimet e përfaqësuesve të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Daçiç ka deklaruar se Prishtina në Nju Jork ka dërguar 41 përfaqësues ndërsa delegacioni serb i kryesuar nga kryeministrja, Ana Bërnabiq, ka dhjetë anëtarë, transmeton Lajmi.net. Ministri i Jashtëm serb theksoi se delegacioni i Prishtinës nuk ishte i ftuar zyrtarisht në takim me kryeministrin e Marokut.

“Nëse shikoni në Twitter mund të shihni lajme të ndryshme, edhe takime nëpër korridore. Ishte një turp i madh kur kryeministrit maroken Pacolli iu afrua dhe më pas shkroi se kishte diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”. “Gjithçka që shqiptarët bëjnë është mëngjes i vonë”, ka ironizuar Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb