Gazeta e mirënjohur greke, Documentonews.gr i referohet me ironi vendimit të qeverisë greke për të vendosur ekip epidemiologjik në Kakavijë, me kontrolle totale, ndërsa pika e Kapshticës të jetë e abandonuar dhe kalimi të vijojë pa asnjë kampion testimi, sidomos kur shifra e të infektuarve të ardhur nga Shqipëria është e njëjtë në të dy zonat.

Gazeta shton se 1-5 gusht kanë hyrë nga Kapshtica në Greqi 3.853 udhëtarë ndërsa kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 5770 persona.

Duke iu referuar ankesave të punonjësve të kufirit për masa ekstra mbrojtëse e me një dozë të lartë ironie, gazeta propozon udhëtarëve nga Shqipëria të preferojnë këtë pikë kalimi, pasi edhe natën funksionon normalisht, nuk ka ekipe epidemiologjike e testime, si dhe nuk përfshihen të paktën akoma në rregulloren e izolimit 7-ditor nga 16 gushti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: