Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, nuk ka kursyer ironinë në rrjetet sociale pas akuzave që shpërthyen ndaj skuadrës së tij që fitoi tiullin kampion mes polemikave. Gjoka u ka kujtuar të gjithëve se Kukësi vazhdon të jetë skuadra e pamposhtur e kampionatit dhe titulli u fitua pikërisht falë kësaj statistike.

“Më vjen keq, aty na kishit një vit, s’na mundët dot …”, ishte postimi në rrjetet sociale i trajnerit të Kukësit në orët e vona të natës së mbrëmshme, pas festës së gjatë në qytetin verilindor për këtë titull të shumëpritur./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: