Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së vlefshme për FA Cup kundër Port Vejl, Pep Guardiola u është përgjigjur me ironi të fortë kritikave të mediave të ndryshme që e vënë nën akuzë duke e quajtur sezonin e Mançester Sitit “të falimentuar”.

“Që kur kam fituar gjashtë trofe në një sezon me Barcelonës, në çdo sezon tjetër pas tij kam dështuar. Vit pas viti kam dështuar, por kjo është diçka që unë e pranoj dhe nuk kam asnjë problem”.

Në fakt, që kur është larguar nga La Liga, trajneri spanjoll ka fituar tre herë Bundesligën, dy herë DFB-Pokal, dy tituj në Premier League, dy Kupa Karabao, një FA Cup dhe dy herë Komjuniti Shilldin, përveç një Superkupe të UEFA-s dhe një Botërori klubesh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb