TIRANE– Ish- bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas lajmeve se prokuroria ka lëshuar një fletë-thirrje për djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha për të dëshmuar në çështjen e CEZ. Përmes një postimi në Facebook, Izet Haxhia ironizon Shkëlzen Berishën, teksa nuk nguron të përmendë edhe partneren e tij, Armina Mevlani.

Statusi i plotë i Izet Haxhisë:
Paç kemben e mbare Zeni i babit !
Mos harro që kur te ikesh në prokurori ,
ta terheqesh kemben zvarre që te ndjekin të
tjeret nga mbrapa , se ai dreq burgu nuk shtyhet vetem.
Me kete rast tregon edhe veten që je Burre , se gojet e liga
Çfare nuk kane thene per ‘burrerine ‘ tende ..
Per , Arminen mos u bej fare merak se gjendet ne duar te sigurta
si gjithmone.Do të prese deri sa te shese mbathjet tek dyqani ne bllok
të hapur me leket e gjakut te Gerdecit.
54bn
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb