Asambleja e Partisë Socialiste u shoqërua nga debate ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi dhe ende eksponentë të PS-së vijojnë debatet, duke vënë në peshore deklaratat e tyre.

Deputeti i PS-së, Namik Dokle ka postuar një status në faqen e tij në Facebook, duke ironizuar dhe madje duke përdorur një krahasim jo fort të këndshëm për personazhet e përfshira në debat.

Ai thotë se një gazetar e ka pyetur nëse ishte më e mirë një xhaketë e re apo një e vjetër dhe se i është përgjigjur se e reja është më e mirë, ashtu si një lis i vjetër është më i dobishëm se një kastravec i ri.

“Me pyeti një dite një gazetar: Cila është më e mirë, një xhaketë e re apo një e vjetër?

– Natyrisht, xhaketa e re është shumë më e mirë se e vjetra,- i thashë,- ashtu si edhe një lis i vjetër është më i dobishëm se një kastravec i ri! Varet nga baza e krahasimit”, shkruan Dokle.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: