TIRANE- Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka ironizuar deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Ky i fundit pohoi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se opozita braktisi punohet pasi ka frikë nga drejtësia. Ndërkohë Paloka theksoi se “T’i besh replike Balles eshte si te shkelesh me deshire mbi bajge, po meqe ai mbetet përfaqësuesi me i denje i Rames…”.

MESAZHI I PALOKËS
Kur ka “te drejte” Balla i Rames…
Pas largimit tone nga konferenca e kryetareve, Balla, njeriu me i rendesishem i “Rilindjes” pas Rames dhe zevendesi i denje i tij, eshte shprehur se paskemi ikur “prej frikes nga drejtesia” .
Refreni i dikurshem i Rames me “vettingun” duket se do te perseritet trashe dhe neveritshem. E meqe dhe Rama vete e di se sa ere te qelbur leshon nje justifikim i tille pas seances se fundit parlamentare, ku pa vetting e kunder Kushtetutes u vetezgjodh Prokuror i Pergjithshem, e le qe kjo te dal nga goja e Balles.
Ti besh replike Balles eshte si te shkelesh me deshire mbi bajge, po meqe ai mbetet perfaqesuesi me i denje i Rames…
Sipas Rames me gojen e Balles, une dhe Mond Spaho paskemi frike nga drejtesia kurse Rama, Balla, Tahiri, Beqja, Ahmetaj , Dako, Sejdini e me rradhe, jane ata qe po luftojne per drejtesine e vertete…
Fatkeqesia eshte se kete here Ramballa “ka te drejte; nga drejtesia qe kerkon ai duhet te “kemi frike” ne dhe qytetaret e thjeshte e jo kriminelet e te korruptuarit ne stanin e Ramballeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: