Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka ironizuar klubin e Juventusit lidhur me atë që ndodhi në Madrid në mesjavë kur Reali eliminoi ‘zonjën e vjetër’ nga “Champions League” me një penallti shumë të kontestuar.

“Unë kam qenë gjithmonë pro përdorimit të VAR-it, pasi shumë gabime dhe gafa mund të shmangen nëpërmjet këtij sistemi. Ndeshjet marrin një tjetër kuptim dhe nuk janë episodet ose gabimet e gjyqtarëve ato të cilët vendosi fatin e një ndeshjeje.

Disa të tjerë ndiheshin rehat me sistemin e vjetër sepse kishin më shumë favorizime sesa ndëshkime por kur e provon kundër e kupton se sa rëndësi ka sistemi VAR në futboll”, u shpreh Spalletti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb