Roma fitoi mbrëmë Conference League, pasi mposhti 1-0 në Tiranë, në Air Albania, ekipin e Feyenoord. Ekip kryeqytetas është kthyer në Itali, për të vazhduar festën.

Nuk kanë munguar ngacmimet, sidomos drejtuar rivalëve të qytetit, Lazios. Kujtojmë që lacialët kishin një baner para aktit final të kompeticionit euorpian, ku thoshin se në Tiranë ishte ajri i rëndë, duke u sugjeruar ekipit Giallorosi që të flejë në Durrës.

Kumbulla është përgjigjur sot me një banderolë tejet interesante. “Lazia, ajër i keq i Tiranës”, shkruhet në Banderolën e Kumbullës.

Edhe Zalewski u dërgoi një mesazh rivalëve të tij: “Lazio, mbylle dritaren”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb