Pak ditë pas qarkullimit në rrjetet sociale të një fotoje, ku sipas atyre që e kishin publikuar bëhej fjalë për kandidaten e së djathtës për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, kanë ardhur edhe përgënjeshtrimet.

Edhe pse është ironizuar sikur vajza në foton e publikuar është kandidatja Duma, dhe madje është bërë një montim me mbishkrimin “në drejtimin e duhur” duke iu referuar erës “që çon fustanin në drejtimin e duhur”, e vërteta e fotos qëndron ndryshe.

Pas një kërkimi të thjeshtë në internet, rezulton se personazhi në foto është këngëtarja polake Justyna Stezckowska.

Për të vërtetuar nëse një foto është e hershme apo e publikuar së fundmi on-line, mjafton ta vendosim atë në adresën www.tineye.com.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb