Të shtunën nuk ishte vetëm humbja që bëri përshtypje në ndeshjen e Barcelonës kundër Malagës. Neymar si rrallëherë ndëshkoi ekipin duke e lënë me 10 lojtarë pas një ndërhyrje antisportive që gjyqtari nuk e fali.

Kjo u kontestua nga braziliani që gjatë momentin që po linte fushën e lojës ironizoi duke duartrokitur vendimin e arbitrit. Këtë gjest komisarët e ndeshjes e kanë shënuar në protokoll dhe kjo ka sjellë një ndalesë të gjatë për lojtarin.

Sot, komisionet e “La Liga-s” kanë marrë vendimin për të pezulluar me 3 ndeshje 24-ër vjeçarin brazilian, çka do të thotë se ylli i Barcelonës do humbasë “El Clasico-n” kundër Realit pas dy javësh. Një ndeshje pezullim për shkak të kartonit të kuq dhe dy të tjerë për gjestin ndaj arbitrit, raporton “Goal.com”.

Nesër është afati i fundit për Barcelonën për të apeluar vendimin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb