Është zhvilluar me diskutime komisioni i Ekonomisë lidhur me deficitin dhe borxhin e parashikuar në projektligjin “për buxhetin e vitit 2023’.

Në fjalën e tij Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat, ndërsa drejtuar ministres kërkoi  detaje lidhur me deklaratën e kësaj të fundit se dificiti buxhetor është në ulje.

Po ashtu debati është zhvilluar edhe mes Bujar Leskajt dhe Shalsit. Leskaj theksoi se në këto 9 vite qeveria nuk ka mbajtur premtimet, duke thënë se sa besim duhet të kenë tani qytetarët.

Pjesë nga diskutimi:

Braçe: Deficiti buxhetor vjen në ulje, e dëgjova unë gabim apo… Tani sa është ulja? E dëgjova unë gabim apo borxhi është në ulje? Dëgjova më duket sikur thatë se keni likuidit të mjaftueshëm për fundit e vitit dhe të vitit të ardhshëm, a mund ta thoni sa është? Vazhdon të ngrihet shqetësimi midis kompanive të energjisë elektrike apo midis kompanive publike, nga pikëpamja ligjore detyrimet mes këtyre kompanive janë midis kompanive , apo këto kompani i kanë detyrime buxhetit të shtetit dhe a janë këto detyrime që janë brenda apo jashtë detyrimeve që kompanitë i kanë njëra-tjetrës?

Bujar Leskaj: Ju  e keni deklaruar në buxhet uljen e borxhit publik, folët edhe për një Eurobond që pritet të merrni, në kohë krize interesat e borxhit parashikohen të rriten në 20 %. Nuk ju duken pritshmëritë tuaja tejet të larta. Sa besim duhet të kenë qytetarët tek një qeveri nuk i ka mbajtur premtimet në 9  vite dhe premton ulje borxhi.

Shalsi: Rrotën e shpjegojmë diku gjetkë, sot interes përbën që t’u shpjegojmë shqiptarëve deficitin dhe borxhin, Tani me rrota pa rrota me shkopinj si doni ju e lëmë herë të tjetër, sot të flasim për borxhin

Bujar Leskaj: Edhe simbolika e rrotës së Piro manit kishte lidhje me çfarë thashë, por minutat janë të kursyera dhe do e shpjegoj herë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb