Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli u bëri thirrje qytetarëve që të luteshin dhe të agjëronin për t’u shëruar nga pandemia e Covid-19.

“Ne duhet t’i drejtohemi Zotit dhe ai do të na shpëtojë”, deklaroi Magufuli në televizionin kombëtar tanzanian.

“Ne nuk do ta mbyllim vendin tani, sepse besoj se nëse i nënshtrohemi Zotit, kjo gjithashtu do të kalojë”, tha presidenti duke shtuar se “Zoti po na provon”.

Deklarata e Magufulit për pandeminë Covid-19 është kritikuar gjerësisht.

Në fillim të këtij muaji, Magufuli paralajmëroi kundër vaksinave Covid-19, duke thënë se ato do të ndihmojnë përhapjen e virusit.

Presidenti gjithnjë e më autokratik e ka futur në vështirësi vendin afrikan që nga shpërthimi i virusit, ndërsa minimizon vazhdimisht rrezikun e tij dhe vë në pikëpyetje besueshmërinë e testimit Covid-19.

Tanzania nuk ka publikuar ndonjë statistikë zyrtare Covid-19 që nga fillimi i majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: