KOSOVA

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka kryer një bisedë telefonike me koordinatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hysenin.

Mustafa thotë se nuk ka asnjë marrëeshje tjetër veç asaj për njohje reciproke si dhe vlerëson edhe deklarimin e qartë të Hysenit me Philip Reeker se SHBA ka rol aktiv në dialog.

Ai shton se në këtë proces përgjegjësinë e ka koalicioni qeverisës dhe për këtë duhen përkrahur fuqimisht Hoti, Thaçi dhe qeveria.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Të nderuar qytetarë
Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht politik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke.
Poashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kyesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut.
Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryeministrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për dialogun bie mbi koalicionin qeverisës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç. IM

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb