Çështja e dhënies së kontratës për riparim të një veture të Kryeministrisë së Kosovës, kompanisë së djalit të Isa Mustafës, sot është bërë lajm në të gjitha mediat serioze nëpër botë. Dje mediat në Kosovë raportuan se djali i Isa Mustafës, Besniku, me anë të kompanisë së tij, kishte fituar një kontratë prej 2900 euro për riparim të një veture BMË në institucionin që e drejton babai i tij.

Për këtë kryeministri Isa Mustafa nuk ngurroi të reagojë në Facebook, duke e cilësuar budallallëk veprimin e mediave që publikojnë lajme të tilla, pasi sipas tij në dhënien e kësaj kontrate ishte gjithçka e rregullt dhe nuk ka asgjë të keqe nëse atë e fiton djali i tij, shkruan RTK.

Por, sot për këtë çështje kanë raportuar edhe mediat më të mëdha botërore duke përfshirë edhe agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters. Pritet të shihet nëse kryeministri Mustafa do t’u reagojë edhe mediave ndërkombëtare, që t’u mbajë pak ligjëratë rreth përzgjedhjes së temave që duhet trajtuar.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: