TIRANË- I fotografuar mëngjesin e sotëm në kafe me socialistin Safet Gjici, demokrati Ibsen Elezi shuan zërat për një miqësi mes tyre.

I konstaktuar nga “BalkanWeb”, ish-kreu i PD-së në Kukës që u bë viral pas kritikave në Këshillin Kombëtar, sqaron se takimi mes tyre ka qënë fare rastësor.

Isben Elezi, kafe me Safet Gjicin
Isben Elezi, kafe me Safet Gjicin

Elezi thotë se ka qënë Gjici ai që e ka përshëndetur për vetëm dy minuta, se nuk ka miqësi me të, përveç pasionit për futbollin. Ai shton se mik me Gjicin nuk është ai, por deputeti demokrat Flamur Noka.

Safet Gjicin e njoh vetëm si President të Kukësit. Na lidh pasioni për futbollin. Takimi me të mëngjesin e sotëm ka qënë fare rastësor. Unë po pija kafe me disa miq të mij artistë, ndërsa Gjici erdhi aty bashkë me futbollistët. Më përshëndeti dhe u ul në kafe vetëm për dy minuta. Shok e ka Flamur Noka atë, e ka ndihmuar Gjici në Shumë raste”,- sqaroi për “BalkanWeb”, Elezi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb