Mesfushori spanjoll, Isco nuk do të firmosë për Union Berlin. Edhe pse lojtari i njohur kreu vizitat mjekësore sot paradite, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Berlin.

Ka qenë vetë Isco që ka prishur marrëveshjen për të cilën palët janë rënë dakord fillimisht, duke kërkuar kështu të tjera kushte ekonomike.

Isco është futbollist i lirë, aventura e tij e fundit ishte te Sevilla në La Liga, por ndërpreu bashkëpunimin me ta vetëm 2 javë më parë. Kujtojmë që më parë ky lojtar ka luajtur për Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: