Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri,  Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Kryetari i Shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.

“Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadoren e re të Republikës së Irlandës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Iseult Fitzgerald, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Shpreha mirënjohjen për ndihmën, që Irlanda, ka dhënë për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për mbështetjen në vazhdimësi për Shqipërinë, si dhe për rolin konstruktiv në rajon.Vlerësova rëndësinë e intesifikimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në ato ekonomike dhe tregtare, që janë nën nivelin e potencialeve tona. E falenderova gjithashtu Ambasadoren në emër të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në Republikën e Irlandës, për mundësitë, që u janë krijuar, për t’u integruar në shoqërinë e tyre. I urova shumë suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: