Një mori ish-agjentësh të FBI-së dhe ish-oficerë të CIA-s kanë pohuar se presidenti rus Vladimir Putin, tashmë mund të ketë agjentë të infiltruar që punojnë njëkohësisht për agjensitë e inteligjencës amerikane dhe njëkohësisht i mundësojnë Moskës të ketë të akses në sekretet e Shteteve të Bashkuara.

Pretendimet shqetësuese u bënë nga një numër i konsiderueshëm ish agjentësh, të cilët punonin “në hije”, në dëshmitë e tyre të dhënë për autoren Lis Wiehl, në një libër të ri për spiunin famëkeq amerikan Robert Hanssen, i cili aktualisht po vuan 15 dënime të përjetshme, raportoi britanikja Daily Star.

Nga viti 1979 deri në arrestimin e tij në 2001, Hanssen punoi si spiun për SHBA dhe Rusinë dhe i shiti shumë sekrete Rusisë, duke përfshirë strategjinë e mbrojtjes bërthamore të Amerikës.

Autorja Weihl ka sqaruar se në të gjitha dëshmitë e marra nga ish agjentët, evidentohet se të gjithë binin në një mendje që raste si ai i Hanssen, kishte sot me shumicë në agjensitë e inteligjencës amerikane.

“Ishte tronditëse për mua kur bëra intervistat e mia dhe pyeta agjentët e FBI-së dhe oficerët e CIA-s. Çdo intervistë e përfundova me pyetjen: A mund të ketë një Hanssen tjetër sot? Dhe përgjigja nga të gjithë ishte po. Ne nuk mund të jemi të pakujdesshëm, duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi institucionet që supozohet të na mbrojnë si FBI dhe CIA për të monitoruar së pari veten e tyre. Informacioni që ata po marrin duke pasur akses në në nivelet më të larta është absolutisht kritik për mirëqenien e të gjithëve ne”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: