Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Ankara, Richard Moore, është emëruar si kreu i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.

Ministria e Jashtme britanike tha në një deklaratë se kryeministri Boris Johnson emëroi Richard Moore-in si shef i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.

Siç thuhet, Moore, i cili aktualisht po ushtron detyrën e “Drejtorit Politik” në Zyrën e Jashtme Britanike, do të fillojë detyrën e re në vjeshtë.

Moore shërbeu si ambasador i Britanisë në Ankara në vitet 2014-2017.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb