Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill ka marrë pjesë në samitin e Paqes dhe Sigurisë për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë ku deklaroi se nuk do të ketë vërtetë Europë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor.

Diplomati amerikan, tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.

“Ballkani po përpiqet të jetë pjesë e një diçkaje më të mirë që është Europa e bashkuar, një Europë që është e plotë, e lire,e begatë, Unë e di që dhe të tërë këtu e dimë, zhgënjimin e kohëve të fundit që në një farë mënyrë do të kemi shtyrje të negociatave me BE-në . Unë personalisht, kam punuar në këtë rajon për shumë vite dhe e ndjej edhe vetë këtë zhgënjim dhe mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se rruga për të ecur përpara është e hapur dhe vazhdon të jetë e kalueshme. Por, gjithsesi, do të ketë probleme, do të ketë kthesa dhe vështirësi përpara. Çështja problematike nuk është kremtimi i sfidave por më tepër kuptimi i faktit që detyra jonë është që të tejkalojnë sfidat dhe të mos mbesim në vend e numëro. Jam shumë i bindur që ky udhëtim të cilët popujt e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur është një rrugëtim që i ka ndihmuar këto popuj në kohë të vështira derisa objektivat e tyre të realizohen. Nuk kam farë dyshim që nuk do të ketë vërtetë Europë të lirë pa bashkimin e Ballkanit Perëndimor”, – u shpreh ai.

Më tej, Hill shtoi se “mendoj se popujt e këtij rajoni duhet të sillen njësoj sikurse ky udhëtim i bashkimit Europian të ketë përfunduar. Mos filloni të zbatoni parimet e Bashkimit Europian kur të anëtarësoheni. Filloni me këto standarde që tani, kjo është një mendësi që ka funksionuar edhe me NATO, në rastin e Shqipërisë që në vitin 1991, nëse do të kisha qëndruar para një audience do të thoja që është shumë shpejt të jeni anëtare të NATO-s, nuk besoj se do të më kishin besuar shumë prej pjesëtarëve të audiencës. Por, ja shikoni përparimin e jashtëzakonshëm sesi ia ka dalë Shqipëria dhe sesi ja ka dalë Maqedonia e Veriut dhe përgjigja është që kanë themeluar reforma qoftë në ushtri, qoftë në ndryshimin e mendësisë së ushtarakëve në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes vendeve anëtarë të NATO-s, këto shtete anëtare të NATO që përpara se të ishin konfirmuar si shtete të NATO-s kanë nisur parimet. Mendoj se kjo është diçka shumë e qartë dhe kjo ecuri nuk duhet të ngadalësohet prej asnjë përtej sfidave që ndodhen përpara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb