TIRANE

Ish-banori i Big Brother 6 dhe njëkohësisht fituesi i këtij edicioni, Anaid Kaloti ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës, Anaidi ka zbuluar një fakt shumë të rëndësishëm të jetës së tij, për të cilin askush nuk dinte asgjw. Me sa duket, ai është bërë babai i një vajze para 3 vitesh dhe askush nuk dinte gjë. Ai nuk ka qenë pjesë e botës së medias prej disa kohësh, prandaj jeta e tij private ka qëndruar larg vëmendjes së njerëzve.

Ai ka postuar shpesh foto me vogëlushen, e cila quhet Klea, por shumë prej ndjekësve kanë menduar se e ka mbesë. Në fakt, Klea është e vajza e Anaidit dhe njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij.

“Klea ka ardhur në jetë si një dhuratë midis dy njerëzve që nuk e donin dhe aq shumë njëri-tjetrin. Unë dua të them se është vetëm Klea, ajo që është në jetën time dhe çdo gjë rrotullohet rreth saj,” –është shprehur ai.

Anaidi sqaroi se vogëlushja e fotove është e bija, për të cilën nuk e dinte se ekzistonte, derisa ajo mbushi 1 vjeç. Anaidi rrëfeu se Klea ka ardhur në jetë nga një lidhje e shkurtër me një vajzë, e cila nuk i tregoi që ishte në pritje të fëmijës së tyre, deri në momentin që Klea mbushi 1 vjeçe. Po ashtu, ai ka treguar se me të ëmën e Kleas, atë e lidh vetëm vajza dhe për hir të saj ai dhe familja e tij mbajnë raporte të mira.

“Ajo hyn dhe del te shtëpia ime dhe mikpritet, qoftë nga unë apo familja ime. Nuk është nusja ime, nuk kemi qenë ndonjëherë të fejuar apo të martuar, por dhurata që na solli Zoti na bëri të afroheshim më shumë seç ishim më përpara”, -u shpreh Anaidi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: