Ish-deputetet e PD-së Albana Vokshi e Dhurata Çupi kanë vizituar në spitalin e Traumës banorët e Astirit, të cilët u dërguar për trajtim mjekësor pas përplasjeve me policinë në zonën e Astirit.

Në një prononcim për mediat, ish deputetja Vokshi, tha se opozita do të qëndrojë deri në fund pranë banorëve.

“Ka banorë që u ka dalë kavilja, u janë thyer dhëmbët për shkak të dhunës që ka ushtruar polici, ka zonja që kanë pësuar djegie të gradës së lartë. Por unë nuk di ku ndodhen dhe askush nuk na jep informacion. Ka dhjetra të arrestuar që janë dhunuar në mënyrë ç’njerëzore nga policia. Çdo gjë mbahet në një terr informativ. Urdhri nga Rama është që asgjë të mos jetë transparente.

Kjo babëzi e Edi Ramës, nuk duhet të ketë minimalisht viktima njerëzore. Do vijojmë deri në fund betejën. Jemi me banorët e unazës. Ajo c’ka kryetari i PD-së, Luzim Basha i ka premtuar është që jo vetëm do jemi pranë tyre në cdo moment, por me të ardhur në pushtet do i shpërblejë këta banorë.” u shpreh Vokshi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb