BULLGARI- Ish-deputeti i parlamentit të Bullgarisë dhe lideri i Lëvizjes Kombëtare bullgare “Atak”, Pavel Chernev, tha se një numër i madh i të rinjve nga vendi i tij do të shkojnë së bashku me çetnikët serbë, vullnetarë në Maqedoni.

Chernev, i cili vite më parë grisi flamurin e Republikës e Kosovës në Parlamentin bullgar, thekson se është në kontakte të vazhdueshme me komandantin çetnik serb, Bratislav Zhivkoviç, me të cilin, siç shkruan Pravda, po organizojnë vullnetarë për t’i dërguar në Maqedoni, shkruan “Telegrafi”.

“Shumë bullgarë duan të shkojnë në Maqedoni, por për fat të keq, qeveria jonë nuk dëshiron të na ndihmojë. Ne jemi në kontakt me Bratislava Zhivkoviçin, i cili është i gatshëm t’i dërgojë disa djem nga shteti serb në Maqedoni, ndërsa ne do t’iu bashkohemi vëllezërve tanë maqedonas kundër shqiptarëve”, tha Chernev.

Kujtojmë se në qytetin Kumanovës së Maqedonisë pas një konflikti ndërmjet disa personave të armatosur dhe forcave policore e ushtarake maqedonase, kanë vdekur 22 persona.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb