Ish-deputeti i PD-së së qarkut të Beratit Lefter Maliqi duket se është bërë nostalgjik për liderin historik të së djathtës Sali Berishën.

Maliqi e ka mbushur faqen e tij të Facebook-ut me foto nga takimet dhe aktivitetet e tij si deputet i Beratit por gjithmonë krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nuk kanë munguar as fotot familjare, me bashkëshorten, dy vajzat dhe çiftin Berisha. Ish-deputeti i bën elozhe Berishës, të cilin e cilëson madje edhe institucion.

“Mirënjohje, kujtime, mbresa me frymëzuesin, njeriun e veprave, ndryshimeve të mëdha liderin historik dhe institucionin Sali Berisha!”, shkruan ish-deputeti demokrat, i cili kandidoi për një mandat të dytë në vitin 2013 por humbi.

Lefter Maliqi ok fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: