TIRANË

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa shkruan se nuk ka lekë për shqiptarë për të përballuar krizën sepse i kanë vjedhur qeveritarët.

“Banda e hajdutëve që vazhdon vjedh Shqipërinë e ka vendin në burg! Tik-Tak Tik-Tak. 25 Prilli po afron.” shkruan Hasa.

Postimi i plotë:

Endri Hasa rëndit arsyet se pse nuk ka lekë për shqiptarët në krizë: Nuk ka lekë për shqiptarë sepse i kanë vjedhur qeveritarët!

Nuk ka lekë për pensionistët sepse i duhen inceneratorëve!

Nuk ka lekë për të ndihmuar bizneset që mbyllen sepse i duhen oligarkëve!

Nuk ka lekë për testimet dhe ilaçe për COVID-19 sepse Beqja ja ka dedikuar Vilmës!

Nuk ka lekë për shqiptarë sepse i kanë vjedhur qeveritarët!

Banda e hajdutëve që vazhdon vjedh Shqipërinë e ka vendin në burg!

Tik-Tak Tik-Tak

25 Prilli po afron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb