KORÇË

Sekretari i përgjithshëm dhe ish deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me banorët në Maliq, për të cilët thotë se janë entuziastë për ndryshimin e madh. Sipas tij, edhe 106 ditë kanë mbetur për të kthyer shpresën në vend.

“Në Maliq banorët janë entuziastë për ndryshimin e madh.
Të lodhur nga një politikë e vjetër klienteliste e pa shpresë e Rilindjes e cila largoi të rinjtë dhe varfëroi vendin.
Edhe 106 ditë kanë mbetur për të kthyer shpresën në vend, për të hapur vende të reja pune për të rinjtë, për të bërë Maliqin shtëpinë tonë.
#Shqipëria_Shtëpia_Juaj??”, shkruan Braimllari.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb