Ish- deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësi ku 73 punonjësve të QSUT u njoftohet pushimi nga puna.

Tavo thotë se një dëm i tillë ndaj bluzave të bardha vjen prej PPP-ve dhe ky është shpërblimi nga qeveria e paaftë.

Ai shton se për shkak se këta punonjës hiqen nga puna detyrohen të ikin nga Shqipëria dhe të emigrojnë në Gjermani e vende të tjera.
Për më tepër këto pushime pune në QSUT kanë ardhur në një kohë kur Shqipëria është në mes të pandemisë së COVID-19.

 

STATUSI NGA VANGJEL TAVO

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!
Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.
Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!
VT

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb